16:01, 13 Qershor 2018

Shpesh inspirimin për dukjet tona e gjejmë tek yjet e preferuara.

Natyrisht trendet e fundit të modës dhe brendet më të njohura botërore i shohim në tepihun e kuq apo daljet e të famshmëve.

Më poshtë ju sjellim dukjet më të mira të ditës se sotme, që kanë tërhequr mjaft vëmendje.

LUPITA NYONG’O
Aktorja me këtë dukje u shfaq tek Accessories Council ACE Awards. Një fustan i verdhë nga Carolina Herrera, të kombinuar me sandale metalike dhe një çante si ananas.

PRIYANKA CHOPRA
Chopra zgjodhi pantallona klasike dhe bluzë të ngjyrës së njëjtë, rozë e çelet. Dukjen e përfundoi me këpucë e xhakete të bardha.

BELLA HADID
Supermodelja zgjodhi trendin e fundit të fustaneve me palë, për hapjen e “Dior”.

EMMA ROBERTS
Emma solli stilin francez e veshur nga brendi “Moschino”.

Interesante