Duke kritikon FIFA-n: Hetimi për Xhakën e Shaqirin është qesharak e primitiv NULL NULL 25.06.2018 08:19 25.06.2018 08:19 Presidenti i Federatës së Futbollit të Shqipërisë, Armando Duka, e ka quajtur primitiv e qesharak vendimin e FIFA-s për hetimin e Xherdan Shaqirit e Granti Xhakës pas festimit të tyre me shqiponjë në ndeshjen kundër Serbisë, njofton Klan Kosova. “Futbolli është një lojë që ka emocione të forta dhe të bukura. Në çdo ndeshje të Botërorit shikon mënyra të ndryshme të festimit të golave. Edhe Xhaka e Shaqiri festuan në mënyrën e tyre golat e shënuar”, ka shkruar Duka në llogarinë e tij në Facebook. “Simboli i Shqiponjës nuk është aspak një simbol i ndaluar në asnjë vend të Botës. Nuk është simbol lufte, urrejtjeje dhe diskriminimi. Kërkesa për investigim në FIFA për mënyrën e festimit të Xhakës dhe Shaqirit është, sa qesharake aq edhe primitive”. “Simboli i Shqiponjës në Flamurin tonë kombëtar nuk ka pse të shqetësojë askënd”. klankosova.tv *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.