14:45, 9 Nëntor 2018

Londra, kryeqyteti i Mbretërisë së Bashkuar është renditur si qyteti më i mirë duke lënë pas vetës 99 të tjerë.

Vendi i Big Ben dhe i urës së famshme Tower Bridge, u rendit i pari në botë falë parqeve të saj luksoze, universiteteve dhe kolegjeve të lakmuara si dhe restoranteve.

Pas vetës Londra ka lënë Parisin, Nju Jorkun dhe Tokion, transmeton Klan Kosova.

 

Image result for parisParis

 

Image result for new york
New York

 

Image result for tokioTokio

 

Hulumtimi u krye nga kompania konsulente Resonance, e cila shqyrtoi shtatë faktorë të ndryshëm për të përpiluar listën e saj për vitin 2019.

Faktorët ishin përballueshmëria e shtëpive dhe mundësitë për punësim, cilësia e mjediseve natyrore dhe të ndërtuara, cilësia e institucioneve kyçe, atraksionet dhe infrastruktura, diversiteti i njerëzve, promovimi online, prosperiteti ekonomik dhe cilësia e arteve, kulturës, restoranteve dhe klubeve të natës.

klankosova.tv