20:30, 8 Nëntor 2018

Gratë që konsumojnë duhanin, kanë diabet apo shtypje të lartë të gjakut kanë më të lartë rrezikun që të preken nga sulmi në zemër, krahasuar me meshkujt që kanë të njëjtat probleme, ka treguar një studim i realizuar në Britani.

Hulumtuesit kanë thënë se gratë duhet të pranojnë tretmanet e njëjta si meshkujt ndërsa kanë bërë thirrje për mjekët që të jenë më të vëmendshëm në gjetjen e pacientëve që kanë këtë rrezik.

Megjithatë, në përgjithësi meshkujt kanë gjasat më të larta për tre herë që të pësojnë sulm në zemër.

Ndonëse tek gratë ky rrezik është më i vogël, disa faktorë ndikues janë më të lartë tek gratë.