23:42, 25 Maj 2017

Policia e Dubait ka prezantuar policin e parë robot, i cili vjen me detyrën për të patrulluar qytetin dhe pikat turistike.

Njerëzit do të mund të raportojnë tek ai krime, të paguajnë gjoba apo të marrin informacion nga ekrani i integruar në trupin e tij.

Të dhënat e grumbulluara do të ndahen me autoritetet e trafikut dhe transportit.

Qeveria e Emirateve të Bashkuara ka thënë deri në vitin 2030 synon që 25% e fuqisë policore të përbëhet nga robotët.

Robotët nuk do të zëvendësojnë plotësisht oficerët e policisë.

“Ne nuk do të zëvendësojmë të gjithë oficerët me këtë robot,” u shpreh një zëdhënës i policisë vendase.

Roboti është në gjendje të komunikojë në Arabisht dhe Anglisht. Në një të ardhme të afërt ai mund të flasë gjuhët Ruse, Kineze, Franceze dhe Spanjolle.

Interesante