Duarshtërngimi i ftohtë mes Thaçit dhe Vuçiqit, pas insistimit të Borissov (VIDEO) NULL NULL 17.05.2018 19:43 17.05.2018 19:43 Vendet e Ballkanit Perëndimor sot në Samitin e Sofjes kanë nënshkruar Marrëveshjen e Digjitalizimit. Pas nënshkrimit që ka bërë Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, u ka shtrirë dorën Presidentit të Komisionit Evropian, Jean-Claude Juncker, Presidentit të Këshillit Evropian, Donald Tusk dhe në këtë radhë edhe atij të Serbisë, Aleksandër Vuciq, njofton Klan Kosova. Por shtrëngimi i duarve mes Thaçit dhe Vuçiq në këtë rast është bërë me insistimin e Presidentit të Bullgarisë, Boyko Borissov. Borissov siç shihet në një video ka “tërhequr” Thaçin që të shtrëngojë duart edhe me krerët shtetërorë të vendeve të Ballkanit Perëndimor që ndodheshin në të djathtën e tij. Nga kjo pamje shihet shtrëngimi i ftohtë i duarve mes Thaçit dhe Vuçiqit – i cili lëshon dorën menjëherë poshtë. Kjo është pamja: *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Dy të vrarë e 6 të plagosur në kryeqytet më 2024 - kritikë për masat ndëshkuese (VIDEO) 12 orë më parë
Kosova “Jam familjare e Kurteshëve, por s’më punësuan ata, u punësova me meritë” (VIDEO) 12 orë më parë
Kosova Fakulteti Juridik i UP-së në top 3-shën e gjithë botës, Osmani: Sukses historik 13 orë më parë