Dua vonohet, por del në skenë kuq e zi NULL NULL 11.08.2018 01:12 11.08.2018 01:12 Në mbrëmjen hapëse të festivalit “Sunny Hill” ka performuar edhe ylli global me prejardhje nga Kosova, Dua Lipa. Dua ishte paraparë ta fillonte performancën në orën 00:00 por ishte vonuar për gjysmë orë. Sidoqoftë, me të dalë në skenë nuk kishte se si të mos binin në sy ngjyrat e veshjes së saj, e që ishin kuq e zi. Performanca e Duas erdhi pas artistëve të tjerë si e grupit Oda (pjesë e të cilit është edhe Dukagjin Lipa, babai i saj), Stanaj dhe Grace Carter. Klan Kosova e ka përcjellë nga afër këtë ngjarje, ndërkaq për më shumë detaje nga performanca e saj mund të mësoni nesër në po këtë medium. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.