23:37, 8 Gusht 2018

Dua Lipa u rikthye në Kosovë pas dy vjetësh edhe më e suksesshme se sa që ishte kur mbajti për herë të parë koncertin “Sunny Hill”.

Me të ateruar në vendlindje, iu adresua mediave bashkë me babain e saj Dukagjin Lipën, që fillimisht pati fjalë të mëdha për festivalin që e organizon.

Vet Dua Lipa tha se u rikthye sepse atmosfera e para dy viteve i la shije të mirë, njofton Klan Kosova.

Këngëtarja që në skenën muzikore ndërkombëtare arriti majat duke i kënduar fuqizimit të vajzave e grave ka dëshirë që t’i shohë këngëtaret e famshme shqiptare në festivalin e organizuar nga i ati.

Kronikë e zgjeruar nga Donika Lamaxhema.