Dua Lipa për Billboard kujton përkrahjen që i dhanë kosovarët NULL NULL 15.10.2018 16:06 15.10.2018 16:06 Dua Lipa bashkë me artistët Post Malone dhe MAI kanë zënë ballinën e revistës prestigjioze amerikane, Billboard. Edhe në intervistën e saj për këtë revistë, Lipa nuk ka lënë pa folur për rrënjët e saj, madje duke shprehur mirënjohjen për përkrahjen që e ka marrë nga Kosova kur e kishte publikuar këngën e parë. “Jam aq mirënjohëse për kombësinë time të dyfishtë, që e përfaqësoj Londrën dhe Prishtinën. Kam jetuar në Kosovë për katër vjet para se të shpërngulesha në Londër, dhe kur kam publikuar këngën time të parë, krejt klikimet më kanë ardhur nga Kosova. Që të gjitha. Nëse fitoni, është mirë që ta dini se mund të vini nga një vend sikur Kosova dhe të bëni atë që ia keni vërë syrin”, ka thënë ajo për një nga revistat më të mëdha amerikane. Sipas Duës, më zhanret nuk ekzistojnë pasi që ka bashkëpunime mes artistëve të cilët janë kaq të ndryshëm nga njëri-tjetri. “Gjëja e mrekullueshme për muzikën për momentin është që njerëzit me të cilët nuk pret që të bashkëpunojnë mes vete, po punojnë së bashku – dhe kjo nuk përbën më lajm kryesor. Nuk mendoj që zhanret ekzistojnë, posaçërisht tani. Kur bashkëpunoj me njerëz, më pëlqen që të bashkëpunoj me njerëz që nuk bëjnë atë që unë bëj. A i kemi që të dy identitetet tona? Nëse po, dhe nëse kemi kimi, pse të mos provojmë diçka ndryshe?”, ka vijuar ajo gjatë intervistës. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.