Dua Lipa fiton çmimin ASCAP Vanguard NULL NULL 19.10.2017 09:30 19.10.2017 09:30 Mund të themi që Dua Lipa ka pasur një vit goxha të suksesshëm. Këtu veçojmë këngën e saj më të fundit “New Rules”, të cilës ia ka bashkangjitur edhe klipin, e që ka arritur të mbledh shumë klikime. Sukseseve të shumta të këngëtares i shtohet edhe çmimi ASCAP Vanguard për kontributin e dhënë në muzikë. Ceremonia e këtyre çmimeve mbahet çdo vit në SHBA dhe në Britani. Veç kësaj Lipa është e nominuar edhe për MTV EMA në tre kategori. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.