Dua Lipa ende nuk e ka harruar Ledri Vulën? NULL NULL 18.07.2018 19:55 18.07.2018 19:55 Këngëtarja shqiptare me famë botërore Dua Lipa do të performojë në Prishtinë me 10 gusht. Dua ka bërë disa postime në llogarinë e saj ”Instagram”, ku ka treguar se do të mbajë koncert në Prishtinë. Ajo është shprehur shumë e gëzuar, madje ka thënë se ky do të jetë njëri ndër koncertet më të mira, transmeton Klan Kosova. Përveç Duas, në këtë koncert do të përformojnë edhe këngëtarë të tjerë shqiptar si Dafina Zeqiri, Mc Kresha, Ledri etj… E ajo që bie në sy në postimin e Duas është se ajo ka publikuar në “Instastory” edhe pjesëmarrjen e reperit Ledri Vula. Kujtojmë që në media është folur se dyshja kanë pasur një lidhje dashurie, mirëpo asnjëherë nuk e kanë pranuar. Deri më tani nuk ka ndonjë reagim nga ana e Vulës, për gjestin që këngëtarja bëri për të, shkruan Opinion, transmeton Klan Kosova. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.