Dua Lipa bën histori në Brit Awards NULL NULL 14.01.2018 15:13 14.01.2018 15:13 Dua Lipa udhëheq këtë vit në Brit Awards me pesë nominime, përfshirë edhe atë për albumin më të mirë, njofton Klan Kosova. Ylli i popit, hiti i së cilës i titulluar “New Rules” ishte një nga shpërthimet e kësaj vere, është gjithashtu e nominuar për kategoritë; këngëtarja më e mirë, video më e mirë, soloja më e mirë, dhe artisti që ka shpërthyer këtë vit. 22 vjeçarja ka bërë kështu histori në Brits. Deri më sot, asnjë femër tjetër nuk ka arritur që të ketë pesë nominime brenda një viti. “Si është e mundur?”, ka shkruar ajo në Twitter kur është bërë lajmërimi i nominimeve. klankosova.tv *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Dy të vrarë e 6 të plagosur në kryeqytet më 2024 - kritikë për masat ndëshkuese (VIDEO) 28/03/2024