12:59, 8 Nëntor 2018

Detorit Pistons kanë shënuar fitore ndaj Orlando Magic me rezultat 96:103 në kuadër të NBA-së.

Evan Fournier shënoi 27 pikë për Orlandon ndërkaq Andre Drummond arkëtoi 23 pikë e 19 kërcime.

Te Pistons performancë të mirë pati edhe Blakje Griffin që shënoi 20 pikë duke sjellë bashkë me Drummond-in fitoren e pestë të klubit në këtë edicion.