Dronët do t’i zëvendësojnë rojet e plazhit NULL NULL 04.08.2018 20:38 04.08.2018 20:38 Interesant, njëkohësisht edhe shumë efikas, është përdorimi i dronëve për shpëtimin e jetës së njerëzve kur ata gjenden në rrezik. Kjo shihet në një video se si përmes dronit mundësohet shpëtimi i dy personave nga valët e mëdha, njofton BoingBoing, transmeton KlanKosova. Kjo formë testimi duket se nuk do të mbetet vetëm në Australi, pasi në nëntor të këtij viti edhe Italia do të prezantojë projektet e para në Sea Drone Tech Summit. Këto projekte do të ofrohen në tre “seanca” , ku do të testohen edhe modelet që do të mund të ndihmojnë edhe nën ujë. Besohet se versioni më i madh i dronëve shpëtimtarë do të jetë i pajisur me një gomë që do të fryhet, e cila do të përdoret në raste të mbytjes së mjeteve lundruese. Ky Samit do të organizohet në Gallipoli dhe do të jetë dyditor. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.