Drogë dhe armë nga Shqipëria në Siçili, shtatë të arrestuar NULL NULL 16.10.2017 16:31 16.10.2017 16:31 Një organizatë kriminale, e përbërë nga shtetas italianë dhe shqiptarë, aktive në trafikun ndërkombëtar të drogës dhe armëve, është shkatërruar nga njësitet policore të Katanias. Ka qenë prokuroria e qytetit siçilian, që ka lëshuar 11 urdhër-arreste. Katër shtetas italianë dhe 3 shqiptarë janë vënë në pranga, ndërsa për 4 shqiptarë të tjerë është lëshuar urdhër-arrest ndërkombëtar në rang europian. Gjatë operacionit, të koduar “Trëndafili i erës” janë sekuestruar 20 mijë euro para kesh. Ndërkohë, nga hetimet është zbuluar se grupi kriminal në vitet e fundit kishte arritur të transportonte nga bregu shqiptar drejt Italisë mbi 3.5 tonë marijuanë, të sekuestruara bashkë me armë, kryesisht Kallashnikovë dhe municione. Gjatë hetimeve janë arrestuar 20 korrierë. Lënda narkotike kishte si destinacion zonat e shpërndarjes në Katania, Raguza dhe Sirakuza dhe nga llogaritë e GdF kapte një vlerë prej 20 milionë euro, raporton TCH, transmeton Klan Kosova. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Avokati i Popullit i dorëzoi Kuvendit të Kosovës raportin vjetor për vitin 2023 7 minuta më parë
Kosova Petkoviqi takon ambasadorët e Quint-it, nga Beogradi i njofton ata për situatën e sigurisë në Kosovë 22 minuta më parë