Drogba do largohet nga Stamford Bridge NULL NULL 27.05.2015 13:24 27.05.2015 13:24 Sulmuesi i Chelseas, Didier Drogba duket se duket se do ta ndjek rrugën e Steven Gerrardit dhe Frank Lampardit. Sulmuesi i Bregut të Fildishtë do të largohet nga “Stamford Bridge”, dhe sipas mediave britanike, 37-vjeçari karrierën do ta vazhdojë në MLS të Amerikës. Vet lojtari ka lënë të kuptohet se ai së shpejti mund të bëhet pjesë e MLS-së. “Ka disa ekipe fantastike në Premier League, por dashurinë që kam për Chelsean nuk mund ta ndajë me një ekip tjetër anglez”, tha Drogba. “Sigurisht se unë jam i interesuar për në SHBA”, theksoi Drogba, i cili me londinezët fitoj Premier Leaguen. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.