10:28, 3 Korrik 2018

Trajneri i Përfaqësueses së Kosovës në Xhudo, Driton Kuka, shpesh di të kritikojë për mosinvestimin e institucioneve në sport.

Përsëri ai ka vepruar njëjtë. Kuka kërkon nga ministri i Sportit, Kujtim Gashi, që të japë sqarime rreth Qendrës Nacionale të Xhudos, e cila ka mbetur vetëm premtim, njofton Klan Kosova.

“Qendra Nacionale e xhudos qe dy vjet vetëm në letër”, ka shkruar Kuka në Facebook.

“Po presim që Ministri Gashi të vijë në Pejë dhe të sqarohet ky problem sepse Sporti me medalje të Artë Olimpike në shtetin e Kosovës s’ka asnjë investim në infrastrukturë deri sot”.

Këtë ai e ka thënë se uruar Luiza Gegën – xhudistin e vetme nga Shqipëria që ka fituar medaljen e artë në Lojërat Mesdhetare së fundmi.

“E arta Luiza Gega për shtetin amë në Mesdhetare e vetmja për Shqipërinë në këtë garë”.

“Modeste dhe si krejt sportistët andej e këndej kufirit me halle e probleme sidomos në infrastrukturë”.

Interesante