Drita vs. Prishtina – Spektakli i merituar në “Fadil Vokrri” NULL NULL 13.08.2018 22:03 13.08.2018 22:03 Drita mposhti Prishtinën me rezultat 2-1 në ndeshjen e vlefshme për Supërkupën e Kosovës. Kampionja e Superligës së Kosovës Drita ka arritur që ta fitojë edhe supërkupën e vendit në ballafaqim me fituesit e kupës Prishtinën. Ndeshja ishte e veçantë edhe për faktin se u luajt në stadiumin e rinovuar të qyteti, emërtuar sipas legjendës së futbollit kosovar Fadil Vokrrit. Prishtinasit e nisën mirë takimin dhe në minutën e 33-të me një gjuajte të fortë nga distanca tundi rrjetën sulmuesi kongolez Gauthier Mankenda. Pjesa e parë përfundoi me epërsinë minimale të Prishtinës, por rezultati ka mundur të jetë shumë më i thellë pasi kryeqytetasit goditën edhe tri herë të tjera metalin. E dyta pjesë nuk i ngjau aspak të parës dhe kampionët në fuqi filluan ta marrin kontrollin e lojës. Mesfusha e gjilanasve nisi të funksiononte dhe pasimet e sakta u shpërblyen me një aksion që çoi në një penalti ku bashkë me referin fishkëlluan edhe shumë tifozë të pakënaqur, njofton Klan Kosova. Penaltia ishte e dyshimit, por jo edhe Fidan Gërbeshi që minutës së 69-të ia dha rezultatin 1-1. Loja po shkonte kah fundi i barabartë, por bardhëekaltrit e Gjilanit kishin në mendje një befasi për mirëpritësit. Betim Haxhimusa betonoi rezultatin final të ndeshjes në minutën e 82-të për të gëzuar gjilanasit në llogari të dëshpërimit prishtinas. Ndeshja u përcoll me jo pak probleme dhe dy herë u desh të ndërpritej fare, pasi tifozët e entuziazmuar nga rezultatit e të tjerë të dëshpëruar prej tij, ndezën fishekzjarre e mjete të tjera timlëshuese. klankosova.tv *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Champions League Mësohen çiftet çerekfinaliste të Ligës së Kampionëve, rimeç mes Realit dhe Cityt 15/03/2024