Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Drenasi shënon muajin ndërkombëtar të luftës kundër kancerit të gjirit

NULL NULL
19.10.2018 15:41

Me qëllim të sensibilizimit dhe të vetëdijesimit të qytetarëve për luftën kundër kancerit të gjirit ne Komunën e Drenasit është shënuar muaji ndërkombëtar i luftës kundër kancerit të gjirit me disa aktivitete.

Fillimisht është mbajtur një takim në Sallën e Kuvendit të Komunës, ku merrnin pjesë, kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci, drejtorë komunalë, anëtarë të Kuvendit, shoqata të grave dhe pjesëmarrëse të tjera.

Këtë takim e ka përshëndetur kryetari Ramiz Lladrovci, ndërsa mjeku Shkelzen Gashi ka mbajtur para të pranishmëve një ligjëratë me temën “kanceri i gjirit dhe parandalimi i tij”.

Pas takimit në sallën e Kuvendit, për nder të shënimit të këtij muaji, ka vazhduar ecja me moton “një hap kundër kancerit të gjirit” në qytet deri në sheshin “Fehmi Lladrovci”.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.