Drenasi pret festën e Pavarësisë së Kosovës me shumë aktivitete NULL NULL 13.02.2017 21:04 13.02.2017 21:04 Komuna e Drenasit me rastin e shënimit të nëntëvjetorit të Pavarësisë së Kosovës, ka njoftuar se ka në agjendën e saj disa aktivitete. Nën qeverisjen e Kryetarit të kësaj komune, Ramiz Lladrovcit, për festën e 17 shkurtit janë paraparë dekorime në sheshe, rrugë parqe ku do të vendosen flamuj shtetëror. Po ashtu Drejtoria për Kulturë e Drenasit ka njoftuar se do të ketë ekspozita me punime të nxënësve lidhur me përvjetorin e shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, nën organizim të shkollave; Bëhet e ditur poashtu se në tërë Drenasin, ora e parë e mësimit më 15 dhe 16 shkurt, në të gjitha shkollat do t’i kushtohet shpalljes së Pavarësisë së vendit, njofton Klan Kosova. Ndërsa pikërisht me 17 shkurt zyrtarët bashkë me qytetarë të Drenasit do të bëhen vizita dhe vendosje e kurorave në varrezat e Dëshmorëve si dhe vizita në familje të Dëshmorëve. ora 10:00, mbledhje solemne e Kuvendit Komunal të Drenasit me mysafirë të ftuar. ora 14:00-16:00, koncert festiv në Sheshin “Fehmi Lladrovci” dhe shpërndarja e mirënjohjeve, thuhet në agjendën e publikuar, njofton Klan Kosova. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Zëvendësministri Ahmeti takohet me Delegatin Apostolik të Selisë së Shenjtë, flasin për thellimin e bashkëpunimit 18 minuta më parë
Kosova Bulliqi e liron nga detyra drejtorin e DKRS-së, thotë se Balaj do të vazhdojë me angazhime të tjera 25 minuta më parë