17:33, 5 Gusht 2018

Notari Dren Ukimeraj ka vendosur një rekord të ri shtetëror në not, me kohë 01:04:62, në diciplinën 100m shpinë.

Ukimeraj ka arritur këtë rekord në ditën e tretë të garave në Kampionatin Europian që po zhvillohen në Glazgow.

Federata e Notit të Kosovës përmes një shkrimi ka shprehur urime për notarin dhe të gjithë sportistët pjesëmarrës.

Rekordi i vjetër kishte kohën 01:05:02