13:30, 10 Janar 2019

Njerëzit të cilët shpesh bëjnë një sy gjumë gjatë ditës janë më shumë të rrezikuar për zhvillimin e çrregullimeve mentale, sugjerojnë shkencëtarët.

Ata që duan një përgjumje gjatë ditës kanë tendencë të kenë më shumë proteina tau të cilat formojnë rrëmuja në tru, duke shkaktuar çrregullime.

Ndërsa mungesa e gjumit të thellë nxitë proteinat mashtruese në tru që shkatërrojnë neuronet, thonë shkencëtarët.

Një studim i më shumë se 100 njerëzve të moshuar zbuloi se ata që nuk po bënin gjumë kualitativ mjaftueshëm kishin më shumë tau, që çon në humbje të kujtesës dhe konfuzion.