12:59, 14 Shtator 2017

Drejtori i Administratës Tatimore të Kosovës, Sakip Imeri ka pritur sot në takim përfaqësuesit nga Banka Botërore  Kalina Sukarova, Aleksander Kocvski dhe Ranjan Ganguli.

Qëllim i këtij takimi ishte njoftimi i ATK-së  me lansimin e Projektit për Reforma të Auditimit dhe Kontabilitetit në Sigurimin e Kualitetit. Projekti në fjalë do të punojë për së afërmi me Ministrinë e Financave, Këshillin për Raportim Financiar dhe me institucionet e tjera relevante, përfshi ATK.

Në takim u diskutua kryesisht për bazën ligjore që i obligon tatimpaguesit të raportojnë Pasqyrat Financiare dhe Deklarimin e tatimeve. Gjithashtu, në takim u diskutua për modalitetet dhe metodologjinë që projekti i Bankës Botërore në këtë fushë mund të zhvilloj e që ATK mund të jetë edhe përfituese.

Imeri, ka prezantuar edhe zhvillimin e fundit që ka të bëjë me procesin e Modernizimit të Teknologjisë Informative te ATK-se per lehtësimin e përmbushjes tatimore dhe raportimin e Pasqyrave Financiare në formë elektronike, transmeton Klan Kosova.

 

Interesante