Drejtori i USAID-it: Ndihem i nderuar, asnjëherë s’do e harroj eksperiencën në Kosovë NULL NULL 12.07.2018 10:45 12.07.2018 10:45 Drejtori në largim i USAID-it, James Hope, e ka falënderuar Presidentin e Kosovës, Hashim Thaçin, për medaljen e ndarë për të me rastin e angazhimeve të tij. Hope ka thënë se ndihet i nderuar që u dekorua dhe ka thënë se puna e tij në Kosovë ishte një eksperiencë e cila do të jetë e paharrueshme, njofton Klan Kosova. ”Tash e kuptoj se pse Kosova dhe Amerika kanë lidhje të veçantë. Kjo ishte eksperiencë e paharrueshme”. Më tej ai edhe ka thënë se ndihet mirë kur sheh se Kosova po promovohet në mbarë globin si dhe po njihet nga puna dhe angazhimi i USAID dhe ka falënderuar partnerët të cilët iu besuan punën e tyre. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Dy të vrarë e 6 të plagosur në kryeqytet më 2024 - kritikë për masat ndëshkuese (VIDEO) 11 orë më parë
Kosova “Jam familjare e Kurteshëve, por s’më punësuan ata, u punësova me meritë” (VIDEO) 11 orë më parë
Kosova Fakulteti Juridik i UP-së në top 3-shën e gjithë botës, Osmani: Sukses historik 13 orë më parë