Drejtori i Urologjisë në arrest shtëpiak NULL NULL 12.07.2018 16:03 12.07.2018 16:03 Drejtori i Klinikës së Urologjisë Rexhep Kasumi i cili u arrestua për marrje ryshfeti është vendosur në arrest shtëpiak. Vendimin për këtë masë të sigurisë e ka marrë Gjykata e Apelit duke hedhur poshtë vendimin për paraburgim prej 30 ditësh të Gjykatës Themelore në Prishtinë, të datës 7 korrik. “Gjykata e Apelit e Kosovës, e ka aprovuar ankesën avokatit mbrojtës, kundër caktimit të masës së paraburgimit prej 30 ditësh, nga ana e Gjykatës Themelore në Prishtinë, kundër të pandehurit R.K. Aktvendimi i gjykatës së shkalles se parë i datës, 07.07.2018, është ndryshuar. Të dyshuarit, masa e paraburgimit i është zëvendësuar më atë të arrestit shtëpiak”, thuhet në njoftimin e Apelit për media. Kasumi po dyshohet nga ana e prokurorisë për shkak të veprës penale “Keqpërdorim i detyrës apo autoritetit zyrtar” dhe “Marrje e ryshfetit”. Kasumi u arrestua për marrje ryshfeti në vlerë prej 100 eurosh nga një pacientë, *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Bulliqi bën homazhe në 25-vjetorin e masakrës së familjeve Bogujevci, Duriqi dhe Llugaliu 36 minuta më parë
Kosova Kusari-Lila “e pengon” Tahirin teksa flet në foltore: Këtë detyrë duhet ta kryej Glauku, jo unë 2 orë më parë