1490029009fbi
21:22, 20 Mars 2017

Drejtori i FBI-së, James Comey, ka mohuar ekzistencën e provave që tregojnë se ish-presidenti Obama ka përgjuar pasardhësin e tij Donald Trump, para se të zgjidhej kryetar shteti, transmeton Klan Kosova.

“Nuk kemi informacione që të mbështesin sa është thënë në postimin e presidentit Trump”, ka thënë Comey, duke iu referuar akuzave të miliarderit se, Obama kishte përgjuar rezidencën e tij, Trump Tower.

Ai gjithashtu ka thënë se zyra e tij po heton edhe për lidhje të mundshme të stafit elektoral të Donald Trump me Rusinë, gjatë zgjedhjeve të vitit 2016.

 

Interesante