13:46, 2 Nëntor 2018

Komuna e Prizrenit ka organizuar në qendër të qytetit, Panairin e Veshjeve, Artizanaleve dhe Ushqimeve Tradicionale.

Në hapjen e ceremonisë ka folur edhe drejtoresha e Turizmit të Prizrenit, Sevil Kazaz, me ç’rast ka theksuar se ky dikaster ka punuar me dëshirë të madhe në realizimin e këtij projekti, njofton Klan Kosova.

Mirëpo Kazaz pa dashje ka ngatërruar emrin e të parit të Prizrenit pasi që fillimisht iu ka drejtuar atij si profesor doktor, Ramadan, dhe pastaj ka vazhduar me emrin e tij, Mytaher Haskuka.

klankosova.tv