10:41, 9 Nëntor 2018

Një seri lëvizjesh të njëanshme nga Prishtina destabilizojnë dialogun dhe parandalojnë vazhdimin e tij.

Kështu ka deklaruar kyetari i Komisionit parlamentar për Kosovën në Kuvendin e Serbisë, Milovan Drecun.

Kur është fjala për iniciativën që Prishtina të bëhet anëtare e Interpolit, Drecun tha për RTS se Serbia po bën përpjekje të mëdha dhe se shumë shtete anëtare e kanë të qartë  atë që Prishtina dëshiron./klankosova.tv/.