Drake kërkon falje pasi anuloi dy koncerte në Miami NULL NULL 24.09.2018 18:00 24.09.2018 18:00 Drake i cili i anuloi dy koncerte në Miami këtë fundjavë, bëri një postim për fansat e tij duke iu kërkuar falje dhe duke shpjeguar se ai ka qenë i sëmurë, transmeton Klan Kosova. ‘Dua vetëm të them se sa keq më vjen’, shkroi ai në Instagram. ‘Unë u sëmura shumë shpejtë dhe kurrë nuk kam përjetuar diçka të tillë në jetën time. Faleminderit dy mjekësve dhe infermiereve që më ndihmuan me kujdes’. Drake falënderoi fansat duke thënë: ‘E urrej ta lë dikë kështu’, dhe premtoi se do të kthehet shpejtë. Një përfaqësues i reperit kanadez tha se ai ishte me grip. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.