16:02, 24 Dhjetor 2017

Një dragua gjigant, i gjatë 75 metra po mahnit vizitorët e një resorti skie në Kinë.

Skulptura e mrekullueshme është realizuar në Çangçun në provincën Jilin. Puna për të ka nisur në 18 dhjetor dhe do të përfundojë në fund të muajit.

Dragoi është ndërtuar për Festivalin Ndërkombëtar të Skisë, që do të mbahet në 4 janar.

Image

Interesante