13:01, 14 Qershor 2018

Borussia Dortmund është e interesuar në transferimin e mbrojtësit të Barcelonës, Yerry Mina, raporton Mundo Deportivo.

23 vjeçari u transferua në “Camp Nou” në janar, dhe katalunasit për momentin nuk duan që ta shesin atë.

Sidoqoftë, klubi mund të ketë nevojë që ta lirojë një vend për ndonjë lojtar jo-evropian, në mënyrë që ta transferojnë Arthur Melo-n nga Gremio, andaj mund të detyrohen që shesin kolumbianin.