Dortmund befason Bayern NULL NULL 26.04.2017 22:54 26.04.2017 22:54 Gjiganti nga Westfalenstadion ka mposhtur bavarezët në shtëpinë e tyre, për të siguruar një vend në finale të kupës Borussia Dortmund ka mposhtur Bayern Munich, për të kaluar në finalen e Kupës së Gjermanisë. Skuadra verdhezi ka arritur që në Allianz Arena të fitojë me rezultat 2:3, duke siguruar një vend të finale. Mysafirët kaluan në epërsi me golin e Marco Reus, por vendësit përmbysën rezultatin me Javi Martinez dhe Mats Hummels. Megjithatë, Dortmundi u rikthye edhe një herë me golat e Pierre-Emerick Aubameyang dhe Mousa Dembele, për të fituar 2:3. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.