Dorëhiqet Tony Blair NULL NULL 28.05.2015 11:58 28.05.2015 11:58 Tony Blair, ish kryeministri britanik, ka dorëzuar postin e tij si i dërguar i paqes në Lindjen e Mesme pas tetë vitesh. Tony Blair ka dhënë dorëheqjen si i dërguar i paqes në Lindjen e Mesme, pas gati tetë vitesh në këtë post. Disa burime pranë ish-kryeministrit laburist britanik, bënë me dije se Blair i ka shkruar Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së për t’i konfirmuar dorëheqjen. Ai do të mbetet i angazhuar për të ndihmuar komunitetin ndërkombëtar në punën e tij me izraelitët dhe palestinezët për të sjellë përparime në çështjen e dy shteteve. Blair beson se do të luajë një rol mbështetës duke punuar me aktorët kyç rajonalë, SHBA, BE dhe të tjerë, por pa qenë në një post zyrtar, kanë thënë burimet pranë tij. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Kuvendi i Madh i Pashkëve në Beograd, paralajmërohet për shpalljen e “botës serbe” (VIDEO) 18 minuta më parë