12:59, 14 Prill 2018

Me iniciativë vetanake, klubit i boksit “Gollaku” nga Prishtina këtë të shtunë doli në zonën e Gollakut për të pastruar mbeturinat e hedhura në këtë zonë.

Aty doli edhe kampionia e Evropës, Donjeta Sadiku e shumë boksierë të tjerë nga ky klub.

Atyre u priu kryetari klubit Bekim Geca si dhe trajneri Besim Ibrahimi, thuhet në njoftimin për media, transmeton Klan Kosova.

Mbështetje morën edhe nga nënkryetari i komunës së Prishtinës, Selim Pacolli i cili i vizitoi nga afër, si dhe kishte sjell një kamionë dhe një eskavator nga kompania “Pastërtia”

Përveç që pastruan, sportistët bënë vizitë edhe te varrezat e dëshmorëve në Makovc.

klankosova.tv