23:04, 20 Mars 2017

Mbizotërimi i Bayern Munchen e kërcënon reputacionin e Bundesligës, sipas Christian Seifert, shefit të Ligës Gjermane të Futbollit.

Ai ka thënë se rivalët e bavarezëve duhet të tregojnë ambicie më të mëdha në mënyrë që ta largojnë këtë dallim, shkruan AS, transmeton Klan Kosova.

“Është e qartë, dhe ju nuk mund ta fajësoni Bayernin për këtë gjë, por nëse Bayern bëhen kampionë edhe disa herë të tjera me rradhë, kjo nuk do të ishte shumë e favorshme për perceptimin e garave jashtë Gjermanisë”, Seifert i tha revistës Kicker.

“Në Gjermani, asnjë nga 17 klubet nuk flet për ndjekjen që duhet t’ia bëjnë Bayernit dhe kjo gjë duhet të ndryshojë”, shtoi ai.

 

Interesante