Domaniku, e para në Bullgari NULL NULL 28.07.2015 15:46 28.07.2015 15:46 Pingpongistja Domaniku u rendit e para në Turneun e 17-të Ndërkombëtar të pingpongut që u mbajt në Bullgari, në konkurrencën e veteraneve. Ne Albena të Bullgarisë nga data 22-26 korrik 2015 u mbajt Turneu i 17 Ndërkombëtar i pingpongut (17th OPEN, VETERANS INTERNATIONAL TABLE TENNIS FESTIVAL) në të cilin morën pjesë 239 pingpongistë dhe pingpongiste nga 19 vende të botës. Edhe Kosova u paraqit në këtë festival me tre pingpongistë të cilët përfaqësuan denjësisht Kosovën. Ndër ta, shkëlqeu pingpongistja e KPP Prishtina, Besire Domaniku duke fituar vendin e pare në konkurrencën e veteraneve (mbi 30 vjet) duke lënë pas vetes pingpongiste nga Rusia, Turqia, Rumania, Bullgaria dhe Shqipëria. Rezultatet komplete mund te gjeni duke klikuar në: LINK 1: LINK 2: *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Futboll Alves i kthehet vesit të vjetër, feston lirinë me miqtë deri në mëngjes në vilën e tij 1 orë më parë