0:01, 17 Maj 2018

Këngëtarja e njohur e muzikës country, Dolly Parton tha se besimi është arsyeja pse ajo ka mbijetuar gjatë viteve.

Megjithë suksesin e saj të vazhdueshëm si një ikonë e muzikës, 72 vjeçarja pranoi se ajo ka kaluar nëpër shumë vështirësi në jetën e saj private.

Në fillim të viteve ’80, Parton kishte zbuluar se kishte disa probleme gjinekologjike që zgjatën për rreth tre vjet. Në vitin 1984, ajo iu nënshtrua një histerektomie të pjesshme dhe iu tha se kurrë nuk do të ishte në gjendje të kishte fëmijë me burrin e saj, Carl Thomas Dean.

Çifti ishte martuar në vitin 1966.

“Ishte shumë e vështirë. Ndonjëherë Perëndia thjesht duhet të të shkatërrojë. Ai pothuajse po thoshte: ‘Ule prapanicën sepse ne duhet të merremi me disa gjëra’”, tha Parton për Closer Weekly.

Parton e pranoi se ajo ishte në një depresion dyvjeçar dhe u detyrua të anulojë shumë nga angazhimet e saj profesionale për tu shëruar.

Ishte periudha e njejtë kur Parton ndihej fajtore për një aferë emocionale që e la zemrën e saj të thyer. Madje, Parton ishte aq e tronditur nga ndjenjat e saj për një burrë tjetër sa edhe mendonte vetëvrasjen.

“E kam shikuar atë për një kohë të gjatë. Pastaj, sapo e kapa armën, vetëm për ta mbajtur dhe për ta parë për një çast, qeni ynë i vogël, Popeye, erdhi duke vrapuar nëpër shkallë. Zhurma e putrave të tij më ktheu përsëri në realitet. Papritmas shtanga dhe e vendosa armën poshtë”.

Këngëtarja e shumë hiteve thotë se ky ishte momenti kur edhe ajo filloi të lutej, duke kërkuar ndihmën e Zotit.

Ajo ka thënë poashtu se ishte besimi i saj në Zot që e ka shpëtuar edhe martesën e saj.

“Besimi në Zot është thelbësor”, ka thënë Parton duke shtuar se ajo nuk e lë të kalojë asnjë ditë pa u lutur.

Por dashuria e Parton për Dean është rritur shumë gjatë viteve.

“Ka akoma shumë pasion mes tyre. Dolly akoma e shijon kur gatuan për Carl dhe ai akoma i shkruan poema dashurie. Pavarësisht të gjitha sfidave, ata të dy e shohin lidhjen e tyre si një kombinim ideal”, ka thënë një burim pranë këngëtares.

“Ajo githmonë e lë Zotin ta udhëheqë atë në jetë. Ajo beson shumë se Zoti mendon se vendi i saj është pranë Carl”, ka thënë një mike e Parton.

Interesante