Dokumentari “Pritja” i Ronald Sejkos fascinon publikun italian NULL NULL 28.07.2017 20:00 28.07.2017 20:00 Regjisori shqiptar Roland Sejko mbrëmë ishte ylli i natës së katërt në Festival Internazionale del Cinema di Frontiera di Marzamemi, që po mbahet në Sirakuzë të Italisë. Dokumentari i tij “Pritja” u shfaq para publikut italian dhe nxiti emocione të fuqishme, njofton Klan Kosova. Në këtë vepër filmike Roland Sejko tregon “pritjen e 50 vjetëve të komunizmit – dhe një mbërritje”. Dokumentari është inspiruar nga udhëtimi i Papa Françeskut i cili zgjodhi Shqipërinë si destinacionin e udhëtimit të tij të parë në Evropë. Papa e bëri këtë për një arsye: për shkak se Shqipëria është vendi që ka vuajtur shumë nga ideologjitë në të kaluarën. Kjo vuajtje është prezantuar në dokumentar në një mënyrë të pazakontë, nëpërmjet metaforave. Rrëfimi ndërtohet rreth udhëtimit të Papës që niset nga Roma dhe mbërrin në Tiranë. Në ato 60 minuta të fluturimit sublimohet e tërë historia e Shqipërisë, ndryshimet e saj ideologjike dhe vuajtjet e së kaluarës. Prezantimi i suksesshëm i Sejkos u transmetua edhe në mediat italiane. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kino dhe Teatër Nga sot në Teatrin Kombëtar fillon shfaqja "Kopshti i Hijeve", tregohet historia e familjes Bogujevci 5 orë më parë