Dogana konfiskon 950 mijë copë duhan të kontrabanduar, arrestohet një person të dyshimtë NULL NULL 19.12.2018 15:25 19.12.2018 15:25 Dogana e Kosovës, ka konfiskuar një sasi të konsiderueshme të duhanit të kontrabanduar në rajonin e Ferizajit. Me këtë rast oficerët doganor pas një pune operative, kanë arritur të identifikojnë dhe ta lokalizojnë një automjet të dyshimtë për kontrabandë të mallrave. Pas lokalizimit të automjetit, është bërë edhe ndalimi i tij dhe në të janë gjetur 100 paketa, të cigareve të llojit Bond, të cilat kishin vetëm banderola të Maqedonisë, njofton Dogana e Kosovës përcjellë Klan Kosova. Pas numërimit është konstatuar se në furgon janë gjetur: Cigare pa banderolë të Kosovës. 100 paketa x 50 boksa x 10 paketime x 19 cigare gjithsejt 950 mijë copë cigare. Me urdhër të prokurorit është arrestuar një person. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Dy të vrarë e 6 të plagosur në kryeqytet më 2024 - kritikë për masat ndëshkuese (VIDEO) 13 orë më parë