Dogana kap cigare pa banderola në Gjakovë NULL NULL 13.03.2018 16:20 13.03.2018 16:20 Dogana e Kosovës ka zhvilluar një aksion në qytetin e Gjakovës ku ka kapur sasi të cigareve pa banderola, të kontrabanduara. Njësitë e Doganës së Kosovës ushtruan kontroll sipas mandatit në depo dhe objektet përcjellëse në lokacionin e dyshuar. Derisa oficerët doganor po ushtronin kontroll vërejtën se një person po tenton të largojë cigaret nga prona e tij duke tentuar t’i hedhë, njofton Klan Kosova. Pasi që oficerët doganor e ndaluan këtë veprim, vëren se kishte sasi të duhanit pa banderola të Kosovës, sasia si në vijim: Cigare pa banderolle Ashima – 3800 cope cigare Cigare pa banderolle Art Slims -39000 cope cigare Cigare pa banderolle Belagio – 5000 cope cigare Cigare pa banderole President – 18200 cope cigare Cigare pa banderolle Eva Slims – 9600 cope Cigare . Cigaret janë konfiskuar dhe palës i është lëshuar vërtetimi për konfiskimin e mallit si dhe ka filluar procedura kundërvajtëse. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Dy të vrarë e 6 të plagosur në kryeqytet më 2024 - kritikë për masat ndëshkuese (VIDEO) 12 orë më parë
Kosova “Jam familjare e Kurteshëve, por s’më punësuan ata, u punësova me meritë” (VIDEO) 12 orë më parë