8:24, 15 Nëntor 2017

Presidenti i Republikës Serbe, Milorad Dodik ka thënë mbrëmë  se çështja e njohjes së Kosovës si shtet tashmë ka qenë në rend të ditës në Bosnje dhe Hercegovinë.

Sipas tij, kjo është një gjë të cilën liderët politikë myslimanë të Bosnjës e duan, por nuk e kanë pëlqimin e Republikës Serbe, transmeton Klan Kosova.

Dodik mendon se motivimi i Izetbegoviq që ta dëshirojë  njohjen e Kosovës  është frustrim.

Këto deklarata ai i bëri në Radio Televizionin e Serbisë duke shtuar se “Bakiri është Sarajevë”, transmeton Klan Kosova.

 

 

Interesante