20:23, 20 Mars 2017

Ish-futbollisti i Arsenal, Charlie Nicholas ka thënë se Arsenal në këtë verë duhet t’i shesë disa futbollistë.

Ai këtu ka përmendur emrat e Granit Xhakës, David Ospinës dhe Francis Coquellin, transmeton Klan Kosova.

“Do të doja t’i shihja pesë-gjashtë lojtarë të Arsenal që duhet të largohen këtë verë”.

“Do ta shisja David Ospinën dhe të sillja Joe Hart për tu bërë më konkurrent në garën për titull, do të shisja Francis Coquellin, dhe nëse Bayern është i interesuar siç kam lexuar, do të kompensoja paratë që u shpenzuan në Granit Xhakën”, ka thënë Nicholas.

Ndërsa nuk ka folur për tre emrat e tjerë në mesin e gjashtë futbollistëve që ka thënë se do të duhej The Gunners t’i shisnin.

Interesante