Kjo kompani thekson se ky vendim është pasojë e mospagesës së rregullt të faturave të ujit, që ka ndikuar negativisht në afarizmin e kompanisë dhe moskryerjen e detyrimeve ndaj furnitorëve

11:58, 12 Korrik 2018

Kompania Rajonale Ujësjellësi “Mitrovica” ka marrë vendim që t’i bëjë publike listat e konsumatorëve të cilët kanë borxhe të akumuluara, vlera e të cilave kalon 500 euro.

Kjo kompani thekson se ky vendim është pasojë e mospagesës së rregullt të faturave të ujit, që ka ndikuar negativisht në afarizmin e kompanisë dhe moskryerjen e detyrimeve ndaj furnitorëve.

Përmes një komunikate për media KURM ka ftuar qytetarët që ta kontaktojnë dhe të nisin me riprogramimin e borxhit – ose siç njihet ndryshe pagesën përmes kësteve.

Ndryshe, lista e borxhlinjve të cilët nuk nënshkruajnë marrëveshjen për riprogramimin e borxhit deri më 30 korrik 2018 do të publikohet në mediat e shkruara dhe ato elektronike.

Veç kësaj, ndaj borxhlinjve do të iniciohen edhe procedurat e realizimit të borxhit përmes përmbaruesit privat në njërën anë dhe shkyçja e tyre nga rrjeti i furnizimit me ujë të pijes në anën tjetër.