Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

“Do të votojë për nënat që presin para Ambasadave në borë e në shi” (VIDEO)

NULL NULL
20.03.2018 13:04

Deputeti nga radhët e AKR-së, Labinot Tahiri ka thënë se do votojë për nënat që presin para Ambasadave në  borë e nëpër shi.

Ai në një postim në llogarinë e tij në Facebook ka shkruar se ata që e quajnë tradhtarë duhet të zgjohen dhe të shpallin luftë para Malit të Zi, e mos të lënë pastaj kohë të votohet deri në orën 16:00,.

Postimi i tij i plotë:

Sot, ose Esat Pasha ose Hero do të na quajnë disa nga pjesa e popullatës.

Nëse sot votohet nga dora ime, nuk do të thot qe jam trathtarë, por do të thot shpëtimtarë i mijërave nanave që presin para Ambasadave në Borë e nêpër shi.

E ju që na quani trathtarë, nëse veq po mendoni se po e trathtojmë vendin, zgjohuni dhe shpallni Luftë pra Malit të Zi, edhe mos na e leni kohën me votu ne në orën 16:00, por po vijmë me ju ta mbrojmë kufinin.

Unë jam i ri në politik, vetëm sa kam pa në parlament, shumica bëjnë skena mediale vetëmm për interesa të partisë.

Edhe unë kam fëmijë, në shtëpi i kam, mund ti kërcenoni edhe ata! Mirpo, derisa na kercnoni neve disa nga ata që mund të na kërcenojnë, të njejtën gjë bejani edhe Amerikes dhe Evropës.

Edhe nëse me quani nesër trathtarë, kam lënë vepra ku plot fëmijë më quajnë HEROOO.

Ditën e mirë.

Sakrificë për shpirtat e këtij atdheu!

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.