10:47, 12 Korrik 2017

Tenisti Novak Djokoviq ka përfunduar detyrën e tij në duelin e fundit të fazës së 1/8-ave të Wimbledonit.

Ai mposhti francezin Mannarini me rezultat 3:0 duke u bashkuar në çerekfinale emrave të tjerë të mëdhenj si Andy Murray dhe Roger Federer.

Djokoviq iu imponua në të tre sete numrit 51 në renditjen botërore, 6-2, 7-6 dhe 6-4 në 2 orë e 14 minuta lojë .

Zgjatja rreth 5 orë e përballjes mes Nadal dhe Muller kishte shkaktuar shtyrjen e ndeshjes së Noles, i cili pavarësisht mërzitjes se do të ketë një ditë më pak kohë për të pushuar se kundërshtarët e tij, nuk zhgënjeu në fushën qëndrore të Wimbledonit.

Interesante