Djema, Jennifer Lopez sërish single NULL NULL 24.08.2016 21:45 24.08.2016 21:45 Jennifer Lopez dhe i dashuri i saj disa vjet më i ri Casper Smart, kanë përfunduar gjithçka kishin me njëri tjetrin. Lajmin për ndarjen e çiftit që kanë kohë që janë bashkë, e ka konfirmuar revista amerikane e shoëbizit, TMZ, trabnsmton Klan Kosova. Burime të forta të Casper’it kanë thënë se ndarja nuk ka ndodhur ende, por të tjera burime të aktores dhe këngëtares, kanë thënë se lidhja e tyre KA PËRFUNDUAR. J Lo 47 vjeçare dhe Casper 29 vjeçar, kishin filluar lidhjen e dashurisë në tetor të vitit 2011. Ata janë ndarë edhe njëherë në vitin 2014, mirëpo ishin rikthyer bashkë. Gjërat mes tyre dukeshin fare mirë mes tyre disa javë më parë në Las Vegas, e madje ishin fotografuar edhe me ish-bashkëshortin e J Lo, Marc Anthony. Para disa javësh, madje revistat amerikane shkruanin se Jennifer Lopez është shtatzënë me fëmijën e saj të tretë dhe se çifti shumë shpejt pritet të martohen. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.