22:50, 8 Gusht 2018

Një departament zjarrfikës anglez ka publikuar një video ku vërehet se si një fëmijë i shpëton përplasjes.

Kjo video është publikuar me qëllim për t’i vetëdijësuar çiklistët të vozisin më me kujdes, transmeton Klan Kosova.

Komandanti i grupit të zjarrëfikësve, Robert Allen, i cili ka filmuar videon në rrugën A38 në afërsi të Bromsgrove, ka shkruar në Twitter se ai fillimisht kishte hezituar ta publikojë xhirimin, mirëpo ai kishte besuar se pamjet dramatike do të ndihmonin për t’i paralajmëruar çiklistët e tjerë rreth rreziqeve në trafik.

“Emërimi dhe mashtrimi nuk ka qenë kurrë prioritet, por @HWfireRAllen tani është i bindur se çiklistët adoleshentë do të jenë më të kujdesshëm në rrugë, se fëmijët e tjerë do të përfitojnë nga paralajmërimi dhe se shoferët do të marrin në konsideratë shpejtësinë dhe përqendrimin”, ka shkruar Allen në Twitter.