Djali i Van Damme përfundon në burg NULL NULL 17.08.2018 21:34 17.08.2018 21:34 Nicholas Van Varenberg, djali më i vogël i aktorit Jean Claude Van Damme është shpallur fajtor pas një akuze për sjellje të çrregullt. Sipas policisë, Varenberg një vit më parë ka kërcënuar me vrasje shokun e tij me një thikë kuzhine madje duke e prerë atë. Policia kishte marrë një ankesë se djali i aktorit kishte goditur ashensorin disa herë ndërkohë që po zihej me një mikun e tij. Uniformat blu kishin gjetur shenja gjaku në dhomë, dhe pas bisedës me mikun e tij kishin kuptuar se ai e kishte lënduar, shkruan blitz. Në dhomën e Nicholas u gjetën armë të ftohta dhe drogë e llojit marihuanë. Ngjarja ka ndodhur një vit më parë ndërkohë që gjykata ditën e djeshme e ka shpallur Varenberg fajtor mbi akuzat për çrregullim të sjelljes, tentativë sulmi me armë të ftohtë dhe gjetjen e lëndës narkotike. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.