chuck-berry-son-speaks-father-read-5a721c65-4f40-414b-9593-a9b7919362f7
9:36, 19 Mars 2017

Chuck Berry vdiç të shtunën dhe me të u mbyll një epokë e begatshme e muzikës. Ai u kujtuar dhe u falenderua nga shumë ikona muzikore të cilët janë frymëzuar nga veprimtari e tij.

Edhe Charles Berry Jr., djali i vetëm i legjendës së zhanrit rokenroll Chuck Berryt, e ka kujtuar babain e tij në një intervistë të bërë pak kohë para vdekjes së Berryt, transmeton Klan Kosova.

Ai i ishte bashkuar bendit të babait të vet në të 2000-tat e hershme dhe kishte performuar me të gjatë turit të tij të lodhshëm Eighties.

Revista e famshme amerikane kishte folur me të javën e kaluar dhe në disa pjesë ai i kishte kujtuar me mall kohërat e kaluara me babain.

Ai kishte folur për kohën sa ishte fëmijë, dhe se si Chuck ishte larg shtëpisë nëpër ture, dhe kur kthehej blinte qindra hambuergerë për të gjithë fëmijët e mëhallës.

Gjithashtu, Charles përmendi energjinë e pashtershme të Berryt qe edhe në moshë të vjetër nuk kishte rreshtur së performuari në vendet më të ftohta e më të ngrotha të cilat ata i kishin vizituar.

Dhe në fund, ai kishte treguar për momentin e pensionimit të legjendës së rokenrollit, që kishte ardhur në vitin 2014, pas 64 vitesh karrierë aktive.

 

 

Interesante