Dizajnohet aeroplani që çon pasagjerët nga Londra në New York për 20 minuta NULL NULL 16.01.2017 09:12 16.01.2017 09:12 Një aeroplan i ri, pritet që t’i dërgojë pasagjerët nga Londra në Neë York, për vetëm 20 minuta, shkruan The Independent, transmeton Klan Kosova. Ideja e këtij aeroplani që quhet Antipode, ka ardhur nga dizajneri kanadez Charles Bombardier. Dizajni i tij, do të realizohet nga një teknikë e re e cila do ta bëjë aeroplanin që të arrijë shpejtësi pesë herë më të madhe se sa aeroplanët aktualë të udhëtarëve. Aeroplani pritet që të ketë vetëm 10-të vende për pasagjerët, dhe do të fluturojë nga pistat e zakonshme të aeroporteve. Ai pritet të fluturojë 16,000 milje për orë, krahasuar me një Boeing 747 që top shpejtësinë e ka 570 milje për orë. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.